Tërmetet/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka arsye për panik

E Enjte, 28 November 2019 13:56

Lëkundjet e reja të tërmetit kanë bërë që qytetarët të kalojnë sërish në gjendje paniku.

Por sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se nuk ka arsye për panik.

“Nuk ka asnjë arsye në Tiranë për panik, jemi në distancë nga Durrësi, që do te thotë se goditja në Tiranë vjen një deri një shkallë e gjysmë më e ulët, nuk ka arsye të ketë panik,” tha ai për News24.

“Nuk sjell shembje ndërtesash një pasgoditje me këtë magnitudë. Njerëzit nuk duhet të panikohen, në Tiranë nuk ka asnjë arsye, goditja vjen shumë më e ulët”.

Pyetjes se sa pritet të zgjasë kjo situatë, ai i përgjigjet: “Nuk mund të përcaktosh se sa do të zgjasë. Pasgoditje të këtij niveli do të ketë, të tjera më të vogla janë normale. Kujtojmë se në shtator vazhduan deri në 1 muaj e gjysmë”.

Login to post comments