Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në qarkun e Lezhës.
Sipas tij, edhe në këtë qark, ashtu si në Tiranë e Durrës, situata është shumë e rëndë.
Vasili shton se, koha nuk pret ndaj dhe qeveria duhet të veprojë menjëherë.
"Përse Qeveria nuk shpall Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore për Qarkun e Lezhës. Situata në Qarkun e Lezhës është tepër e rëndë. Është i patolerueshëm ky neglizhim nga qeveria kur dhjetëra banesa janë dëmtuar e qindra e qindra qytetarë janë pa strehë. Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës, koha nuk pret. Duhen veprime, jo fjalime", shkruan Vasili në reagimin e tij.