Ambasada Amerikane ka reaguar në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në reagim theksohet pas tërmetit SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe anë të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.
Mësohet se drejt Shqipërisë janë nisur marinsat amerikanë.
“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. SHBA qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë.Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë. Personeli i ushtrisë amerikane nga Elementi i Mbështetjes Civile-Ushtarake, Kosovë, mbërriti dje në Shqipëri për të mbështetur përpjekjet për ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.