Tirana në panik prej dëmeve nga tërmeti

E Enjte, 28 November 2019 20:10

Ky pallat, në të cilin jetojnë më shumë se 80 familje, në rrugën "Sokrat Miho" ka pësuar dëme të rënda në tërmetin e 26 nëntorit.

"Sa vinë lëkundjet, çahen dhe më thellë muret."

Prej 2 ditësh, pjesa më e madhe e banorëve janë larguar tek të afërmit, ndërsa ata që s'kanë mundur të gjejnë një strehë, e kalojnë natën jashtë.

"Askush nuk ka fjetur këtu, banorët kanë qëndruar në makina."

Nga autoritetet kërkojnë një përgjigje.

"Të vinë ta vlerësojnë, një pjesë e madhe e banorëve kërkojnë dhe çadra."

E njëjta situatë është dhe në këtë pallat në zonën e Kombinatit, që dëmet më të mëdha i ka marrë në tërmetin e 21 shtatorit.

"Shtëpitë u dëmtuan dhe më keq nga tërmeti i fundit."

Apeli i banorëve shkon për autoritetet, nga të cilat kërkojnë vlerësim të dëmeve, dhe jo për dëmshpërblim, por për sigurinë e jetës së tyre.

"Të vinë inxhinierët."

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar më shumë se 40 viktima, ndërsa zonat më të prekura janë ajo e Durrësit dhe e Thumanës.

Modifikuar më E Enjte, 28 November 2019 20:12
Login to post comments