Ndërkombëtarët janë solidarizuar gjerësisht me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po kalojnë momente tmerri pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që mori 49 jetë njerëzish e la mbi 900 të plagosur.
Një mbështetje e jashtëzakonshme ka ardhur edhe nga Greqia. Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, që mbërritën në Shqipëri që në orët e para të 26 nëntorit, edhe ekipet e futbollit, ata të basketbollit, por edhe tifozët, janë solidarizuar me shqiptarët.
Këtë radhë janë tifozët e Panathinaikos, që bëjnë një gjest madhështor në mbështetje të shqiptarëve, teksa në tribunën e tyre, gjatë ndeshjes me Baskonian, kanë vendosur një banderolë, në të cilën shkruhej: “Dhimbje dhe solidaritet. Kufijtë nuk i njohim. Kurajo për gjithë popullin shqiptar”.