Profesori i Inxhinierisë Arben Meçe ka dhënë alarmin për një situatë aspak të zakontë për një pallat në qytetin bregdetar.
Profesori në një prononcim për gazetaren Klodiana Haxhiaj për “Balmanëeb” deklaroi se gjendja në një pallat 12-katësh në lagjen 17 të Durrësit është e rëndë, ndërsa iu ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të reagojnë.
“Pallati 12 katësh me 285 hyrje në lagjen 17 të qytetit të Durrësit është në gjendje të rëndë. Strukturat shtetërore duhet të paraqiten menjëherë këtu. Është i vetmi pallat që kam parë deri tani në Durrës dhe ka dëmtime serioze në strukturë dhe në bërthamë”, tha inxhinieri Meçe.
Ndërsa, qytetarët shprehen se ka dëmtime në pallaetet që janë ndërtuar në lagjen 17 në rrugën Dali Peza.