Izmira Ulqinaku: 3 çështjet që u diskutuan sot, në tavolinën e Ramës:
- Fondet duhen bërë bashkë në një thes dhe t'i menaxhojë Arben Ahmetaj! (Jo më kot e ka zgjedh)
- Burg për arkitektët që do të projektojnë gabim në të ardhmen! (Nuk e di i pashkolluari, që materialet e ndërtimit që lejon të hyjnë në vendin tonë janë cilësia më e dobët dhe zbatimi i projekteve nga firmat e ndërtimit të Gjushit me shokë, lenë shumë për të dëshiruar)
- Cilat kategori nuk do të përfitojnë shtëpi të re! (Nuk ia nxë goja të qetësojë shqiptarët e dëmtuar nga termeti, që duhet patjetër t'jua ndërtojë Qeveria banesat, por mundohet të zvogëlojë pambarimisht numrin e familjeve që përfitojnë, sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t'i vjedhë për vete, ashtu siç ka bërë me taksat e shqiptarëve)
Është koha të bëhemi bashkë e t'i themi ndal!
Edi Rama mos përfito në kurriz të shqiptarëve!
Mos përfito nga fatkeqsia e tragjedia që ndodhi! Për familjet e dëmtuara kanë ardh aq fonde sa për t'i ndërtuar banesa brenda standarteve. Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj tua vjedhesh paratë e destinuara për to!
Meqë arkën e shtetit për fatkeqsitë natyrore e ke bosh, mos u përziej në menaxhimin e fondeve të donatorëve.