Vijojnë lëkundjet e tokës në Shqipëri.
Para pak minutash, një tërmet me magnitudë 3.6 ballë goditi sërish vendin.
Epiqendra e tij ishte 24 km në veri të Durrësit dhe 40 km larg Tiranës.
Thellësia e tij ka qenë vetëm 2 km, ndaj dhe lëkundjet janë ndjerë mes qytetarëve.
Gjatë ditës së sotme, vendi është goditur nga disa tërmete, më i forti ai i mëngjesit me forcë 4.1 ballë.