Tani 6 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë dhe që la pas 51 të vdekur dhe më shumë se 900 të plagosur është koha për të shkruar mbi atë që ka ndodhur para këtij tërmeti.
Qeveria është treguar skandaloze dhe me një papërgjegjshmëri të tmerrshme. Edi Rama dhe banda e tij në pushtet kanë qenë të paralajmëruar prej kohësh për katastrofën që mund të ndodhte por jo, e kanë pasur mendjen vetëm të vjedhjet dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët.
Duhet të sjellim në në vëmendje deklaratën paralajmëruese të presidentit të Republikës Ilir Meta, më 30 korrik 2019, kur kërkonte nga institucionet të merrnin masa për rrezikun e tërmeteve.
Kreu i shtetit paralajmëronte pas një seri tërmetesh në Greqi dhe në juglindje të vendit, ndërsa shtypi pranë qeverisë e sulmoi në mënyrën me të ulët. Dhe jo vetëm shtypi por e gjithë qeveria reagoi turpshëm.
Askush nuk u shqetësua dhe të merrte masat e domosdoshme. E pamë shumë mirë se çfarë ndodhi në Durrës me tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit.
Emergjencat civile ishin për faqe të zezë. Të papërgatitur për ngjarje të tilla katastrofike. Dhe nëse miqtë e huaj nuk do të vinin për të na ndihmuar kushedi sa do ishin viktimat dhe sa kohë do të mbesnin nën rrënoja.
Ndaj ky njeri që ne kemi në krye të qeverisë është totalisht i pashpresë. Ai jo vetëm që nuk ndërmerr asnjë iniciativë në drejtim të përmirësimit të të gjithë strukturave të shtetit por edhe kur ia tregojnë rrugën bëhet arrogant dhe i papërgjegjshëm.