Të gjitha riparimet e godinave do të kryhen nën ekspertizën e rreptë të Institutit të Ndërtimit. Ky ëhstë urdhri që dha sot në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Edi Rama, për pronarët e firmave të ndërtimit që janë të detyruar të kryejnë rindërtimin e godinave që kanë struktura të qëndrueshme ndaj tërmetit por janë për momentin të pabanueshme.
Ky urdhër u dha sot, një ditë pasi Rama kërkoi që ata të paraqitnin menjëherë deklaratën e gatishmërisë pranë Shtabit të Emergjencës “para se të jetë shumë vonë”, duke nënkuptuar se ndaj tyre do të ngrihen akuza në rast se nuk i përgjigjen emergjencës.
Rama solli sot edhe faktin se disa nga këta ndërtues i kanë dërguar mesazhe se nuk munden të paraqiten, pasi janë të falimentuar...Por Kryeministri theksoi se ata janë të detyruar ta bëjnë këtë, të shesin shtëpitë e tyre, të vënë kolateral etj se në fund të ditës liria është më e shtrenjtë se gjithçka duke nënkuptuar sërish se i pret burgu në një situatë si kjo nuk do të tolerohet askush.