Kjo është gjendja e një shtëpie në Pezë të Vogël. Pronari i këtij objekti, tregon se banesa e tij është bërë e pabanueshme që prej tërmetit të 21 shtatorit, por askush nuk është interesuar ta shikojë.
Tërmeti i një jave më parë solli krisje të mëdha të mureve, duke e bërë të vështirë jetesën në ambientet e saj. Në pamje shihen qartë pasojat që ka lënë tërmeti. Familja i bën apel shtetit për ndihmë.