Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shpërtheu në kritika ndaj një zyrtari dhe kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në lidhje me gjendjen e një pallati 12 katësh.
Autoritetet lokale në Lezhë e kanë vlerësuar të rrezikshëm pallatin dhe u kanë kërkuar banorëve e të dalin jashtë deri në një verifikim të plotë.
Por ky qëndrim, që siç thotë drejtori i urbanistikës, Nik Leka ka për synim mbrojtjen e banorëve deri sa të flasin ekspertët, ka sjellë reagimin e Lleshit, i cili dëgjohet në video duke e kërcënuar zyrtarin lokal pasi sipas tij po përhap panik.
Sjellja e ministrit ka sjellë edhe reagimin e gazetarit Bledian Koka.
Përmes një postimi në Facebook, Koka shpreh revoltën e tij me mënyrën se si ministri Lleshi trajton një zyrtar lokal.
“Në Lezhë, atje ku Sandri ra n'hunLlesh teknik
Ça arsye ka Ministri i Brendshëm që e ka humbur toruan që s’e ka patur kurrë? A ështe në terezi ky dallkauk që flet si lac rrugësh ndaj një zyrtari lokal?
Ça i duket vetja këtyre vulëfshirëve që ulërasin si kafshë ndaj kujtdo që nuk i mban ison e dështimit sipas skenarit bastard të proapagandes tallava?
p.s...turp të të vijë Sandër Lleshaj!”, shkruan Koka në reagimin e tij.
Debati i ministrit me shefin e urbanistikës në bashkinë Lezhë:
Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…
Lleshi: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë
Lleshi: Kush e ka thënë
Leka: E ka thënë kryetari
Lleshi: Po kryetari ça është, ça është
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme
Lleshi: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot
Leka: Situata nuk është e mirë
Lleshi: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.