Një 23-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Elbasanit, për shkak se përndiqte vazhdimisht përmes telefonit një 18-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.K., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme në vënde të ndryshme dhe nëpërmjet telefonit një 18 – vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.