Eksperti i Antimafias italiane: Në Shqipëri, hija e mafias në rindërtimin pas tërmetit

E mërkurë, 04 December 2019 12:18

Nga Vincenzo Musacchio*

Rindërtimi pas tërmeteve ka tërhequr historikisht interesimin e mafieve dhe as Shqipëria nuk ka për të qenë ndryshe. Vijnë flukse të mëdha parash që nuk mund të mos ngjallin oreksin e kriminalitetit të organizuar lokal, që sigurisht nuk do të rrijë duarkryq për të rritur biznesin e vet.

Rindërtimi u hap oreksin sidomos klaneve me qendër në Durrës. Në këtë qytet sipas Europolit ka shumë grupe kriminale nga i gjithë vendi që kanë investuar në sektorin turistik dhe hotele. Kohët e fundit, Durrësi është shndërruar në vend takimi apo strehimi për shumë të kërkuar nga drejtësia.

Qyteti është vendi i një prej grupeve më të njohur në botën e krimit të organizuar, me influencë jo vetëm në aktivitetet ekonomike tregtare por edhe politike e sociale.

Deduksioni ynë është i thjeshtë: ku ka flukse të mëdha parash, ekziston rreziku i ndërhyrjeve mafioze. Ndaj edhe Shqipëria nuk do të jetë e mbrojtur nga ky rrezik. Duke ditur ndërhyrjet mafioze pas çdo katastrofe natyrale në Itali, druhem se në Shqipëri mund të ndodhë e njëjta gjë, si për veprat e mëdha, ashtu edhe për të voglat.

Ky dyshim nuk do të thotë se është punë e mbaruar, por thjesht një thirrje për kujdes për ata që drejtojnë punët. Ne italianët e dimë që është thelbësore të jesh vigjilent, duke përdorur mjetet më efikase për frenimin e ndërhyrjeve që do të tentohen.

Në Shqipëri kemi mundur të verifikojmë se hapja e rrugës krimit të organizuar vendas ka ardhur pikërisht nga një situatë krize politike, ekonomike e financiare.

Kur korrupsioni merr superxhiro, mafia ka gjithmonë parà në dispozicion dhe e përdor për rritjen e pushtetit e pasurisë së vet. Një praktikë që sigurisht do të infektojë rindërtimin e do të krijojë konkurrencë të pandershme. Në këtë kontekst, klanet shqiptare, sidomos ato që janë tashmë prezent në Durrës, mund të shohin në ndërtimin e shtëpive e hoteleve një mundësi biznesi.

Kujtoj që në Durrës Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) ka evidentuar në relacionin e fundit semestral ndërthurje raportesh të klaneve shqiptare me mafian puljeze, ‘Ndrangheta e madje edhe me Camorran. Këto aleanca e bëjnë edhe më të fortë rrezikun e ndërhyrjes.

Një mënyrë parandalimi mund të jetë menaxhimi i decentralizuar i fondeve. Ato italiane, për shembull, mund të menaxhohen direkt ministria jonë e brendshme. Ndërtimi t’u besohet firmave të kualifikuara e të rregullta.

Të dashur vëllezër shqiptarë, jini vigjilentë dhe përdorni gjithë mjetet që ligji ju vë në dispozicion për të ndaluar ndërhyrjet të cilat fatkeqësisht nuk do të mungojnë.

*Autori është Drejtor i Observatorit Antimafia per Rajonin e Molise-s

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...