Ekipi i inxhinierëve dhe ekspertëve amerikanë që mbërriti në Shqipëri menjëherë sapo tërmeti tragjik goditi vendin, kanë përfunduar vlerësimin strukturor të14 ndërtesave në Durrës.
Lajmin e ka dhënë ambasada Amerikane në Tiranë, e cila mes të tjerash njofton se zyra e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit.
‘Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit. Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise’, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.