Bujar Cuka humbi gjysmën e familjes kur por zbardhte e marta e 26 nëntorit. Në rrënoja mbetën bashkëshortja e tij e ndjerë, Fatmira Cuka, 44-vjecare dhe djali, Sardi, 18-vjeçar.
Me dhimbje, Bujari tregon se si arriti të shpëtojë nga një e çarë në muret e përmbysura të shtëpisë, teksa nga katastrofa shpëtoi edhe vajza, e cila në momentet e tmerrit ndodhej në Tiranë, pranë gjyshërve. Në çastet e fundit, nëna përqafoi të birin instiktivisht, pozicion në të cilën u gjetën pas 13 orësh gërmime në gërmadha. U shemb pallati.
Fati im u futa poshtë derës. Dera nuk hapej. Gjeta një vrimë në murë. Thirra me zë të lartë emrin e nuses dhe të djalit por asgjë. Nusen time e kanë gjetur sipër djalit tim, i kanë gjetur të dy të vdekur. Unë kam marrë fund. Jam shkatërruar krejt. Vajzën nuk e kam pasur këtu e kam pasur në Tiranë”
Tragjedia mund të ketë qënë edhe e paralajmëruar, pasi tre godina në Thumanë kanë pësuar dëmtime edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por për to nuk ka patur një përcaktim të qartë, nëse ishin ose jo të banueshme prej autoriteteve.
Në dhimbje, Bujari i bën thirrje autoriteteve që të vënë dorë mbi këtë gjëndje.
“Shteti të veprojë. Këto janë varre për ne”
Aktualisht, Bujar Cuka qëndron me vajzën dhe të afërmit në disa cadra të ngritura nga autoritetet. Përveç dëmit njerëzor të viktimave, banorët shprehen se edhe ata që mbijetuan, kanë një goditje të madhe psikologjike, e cila duhet trajtuar dhe kjo natyrisht, duhet të marrë përgigjen e autoriteteve.