Tre qytetarë që mbetën të plagosur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po kurohen jashtë shtetit.
Nga përditësimet e fundit nga shtabi i emergjencave për evidentimin e dëmeve nga tërmeti, deri në orën 13:30 të ditës së sotme, 5 dhjetor 2019, aktualisht kemi 1183 shtëpi të shembura dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë.
Dëme të konsiderueshme ka dhe në qendrat shëndetësore, konkretisht
12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë.
Tërmeti ka shkatuar dëmtime dhe në disa mjedise në QSUT, Spitalin Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit.
Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht.
Ndërkohë janë dëmtuar dhe 28 shkolla në Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Elbasan.
DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:
Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)
Ndërkohë një përditësim vetëm për Tiranën:
Dëmet në njerëz nga tërmeti:
- 44 - qytetarë të dëmtuar
- 3135 - qytetarë të evakuuar
- 718 - qytetarë në çadra
- 410 - qytetarë në hotele
- 395 - qytetarë në qendra sociale
SHËNDETËSIA
- 913 pacientë të trajtuar në spitale
-19 pacientë të shtruar në spitale
(16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit)
-3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit
-3,226 vizita të kryera në njësitë akomoduese
-377 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip (Durrës, Krujë, Lezhë ,Vorë)
-402 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim
-1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti
-257 punonjës social dhe psikologë po ofrojnë shërbim psikosocial
-340 mjekë dhe infermier të angazhuar në terren
Gjithashtu, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.
Inspektoriati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht.