Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur sot në një takim eksperten Luljeta Bozon, e cila tha se edhe pse nuk i pëlqen të dalë në televizor, ajo e ka bërë këtë me qëllim për të qetësuar njerëzit pas dramës së 26 nëntorit.
Shefi i qeverisë e falënderoi eksperten Bozo, ndërsa e përgëzoi rolin e saj që ka kryer në qetësimin psikologjik të njerëzve. Ajo kishte edhe një kërkesë për qeverinë, ku tha se tani duhet treguar më tepër kujdes me ekspertizën dhe me verifikimet e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti shkatërrimtar.
Pjesë nga biseda:
Rama: Më ka rënë në sy që shkruani edhe ju, që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit. Është mbushur me sharlatanë dhe me delirantë.
Bozo: Kam shkuar në objekte dhe në shkolla. Unë kam një shqetësim timin. Njerëzit u strehuan, mirë keq u futën brenda. Tashi fillon ekspertiza. Tani këtu e kam merakun, sepse nuk ka një grup në institut që t’i mbulojë të gjitha. Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pastaj pushteti vendor dhe i vë shiritin.
Rama: Ne u kemi kërkuar të huajve të na thonë mban apo jo struktura. Po shiriti të vihet deri sa të riparohet. Një shkallë që kërkon një riparim , prandaj janë këto shirita. Mendon që do ishte pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për pjesën e paketës së riparimeve. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit. Ne po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve.