Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka vendosur të largohet papritur nga emisioni “Hell’s Kitchen” për arsye që ende s’janë bërë të ditura për publikun.
Këtë lajm e ka dhënë skenaristja e emisionit, Zefina Hasani, e cila shprehet se largimi i Renatos vjen për arsye personale. Zëvendësuesi i tij do të jetë Sinanaj, i cili do të ndjekë nga afër dhe do të jetë në krye të këtij projekti.
Sinanaj është një shef guzhine shqiptar mjaft i suksesshëm i cili ka ardhur nga Athina për të çuar në fund atë që nisi Renato. Më herët në median rozë qarkulloi lajmi për Alsin i cili gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonosit, kishte takuar yllin e futbollist, Kristiano Ronaldon e më pas ishte miqësuar me të.
Kuzhinieri shqiptar punonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën dhe u miqësuan më pas.
‘Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.