Arben Zenelaj, drejtor i Spitalit të Traumës, ishte sot në studion ‘ABC-ja e Mëngjesit’ me Enkel Demin, ku diskutuan për situatën e tërmetit. Spitali i Traumës priti një numër të konsiderueshëm të pacientëve që mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mes të tjerasah Zenelaj u shpreh se brenda një ore stafi i spitalit u dyfishua. Ndërkohë, i pyetur nga Enkel Demi për rastin e Saimir Grekut, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital, mjeku tha se kjo vjen nga dëmtimi i indeve.
“Kryesisht pacientët që qëndrojnë për një periudhë të gjatë nën pesha të rënda, mund t’i rezistojnë transportit, por ndryshimet në qeliza janë të parikuperueshme, reagojnë indet e buta, nuk mjaftojnë vetëm thyerjet, muskujt, ligamentet që shkaktojnë dëmtime të tilla që reagojnë te veshkat. Reagojnë duke prodhuar toksina që bllokojnë funksionimin e veshkave,” tha ai.