Skandal/ '8 anëtarë të familjes Lala humbën jetën sepse nuk punonte autoshkalla'

Tuesday, 10 December 2019 09:01

Familja Lala në zonën e ish-Kënetës ishte më e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. 8 anëtarë të saj humbën jetën në rrënoja.  Pas ceremonisë mortore ndërroi jetë nga dhimbja edhe Fiqirete Lala 64 vjeç.

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke folur në "360 Gradë" për operacionin e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e vilës së tyre denoncoi skandalin se 5 anëtarë të saj u shuan vetëm për mungesën e një autoshkalle.

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion.

Prençi: Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë, por 5 anëtarë kanë vdekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për t'i shpëtuar dhe t'i zbrisnin përmes autoshkallës. Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë viktima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...