Pasojat e tërmetit/ 73-vjeçarja nga Kruja rrëfen jetën e vështirë me 6 frymë në një çadër

E mërkurë, 11 December 2019 13:03

Shumë familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po jetojnë ditë të vështira. Një prej tyre është familja Hoxha me 6 anëtarë, ku kërkesa urgjente është një çadër e dytë në oborrin e shtëpisë tashmë të pabanueshme!

Përballimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit po nxjerr në pah problematika të pushtetit vendor.

Shumë familje në zonat e prekura, kryesisht ato rurale vijojnë të jetojnë në kushte të vështira.

 

Një prej tyre është kjo familje me 6 anëtarë në krujë që në përbërje ka fëmijë dhe gjyshen 73 vjeçare!

 

Ajo tregon se ditën e parë pas tërmetit mbetën jashtë, ndërsa më pas u detyruan të marrin çadër me qira pasi ndihma e bashkisë së Krujës u vonoi.

"Natën e parë kemi fjetur jashtë, natën e dytë morëm një çadër me qira. Pastaj na i solli bashkia dhe kemi hyrë këtu të 6-të."

Në këtë çadër, tashmë jetojnë 6 frymë! Por ankohen se hapësira është e pamjaftueshme.

"Ashtu ishte kismet"

Shtëpia është dëmtuar rëndë dhe është shpallur e pabanueshme.

Gruaja e moshuar thotë se aty ishte mundi i gjysmë dekade punë e përpjekje e familjes që tashmë është shkatërruar, shkruan ora neës.

Ndaj jetojnë në oborrin e shtëpisë për të mbrojtur atë që ka mbetur.

"Jam 73 vjeçe, kam 52 vjet këtu"

Një çadër e dytë është kërkesa urgjente e kësaj familjeje, por që siç thonë në bashkinë e Krujës nuk po u japin zgjidhje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...