Tërmeti ‘frikëson’ turistët, anulohen shumë prenotime për festat në Shqipëri

E mërkurë, 25 December 2019 13:39

Tërmeti i 26 nëntorit ka trembur turistët të cilët kishin bërë prenotime për festat e fundvitit në Shqipëri. Shoqata e Turoperatorëve deklaron se pas tërmetit prenotimet janë anuluar. Ndërkohë shqiptarët kanë ndjekur të njëjtën tendencë duke udhëtuar drejt vendeve të rajonit për festat e fundvitit.

Sipas Shoqatës së turoperatorëve këtë vit pothuajse nuk ka asnjë organizim apo prenotim nga të huajt.

“Shqipëria në tre katër vitet e fundit është preferuar nga të huajt për organizimin e Vitit të Ri, por pas tërmetit si agjensi kemi pasur anullime”, u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Turoperatorëve Besnik Vathi.

Ai deklaron se shqiptarët kanë preferuar të festojnë jashtë Shqipërisë kryesisht në vendet e rajonit si Mal i Zi apo Maqedoni. Në paketat e përzgjedhura ata kanë përfshirë edhe darkën festive të ndërrimit të viteve.

 

“Destinacione të tjera si Podgorica, Budva, duke kaluar pastaj në Europë”, u shpreh ai.

Por sa kushton një paketë?

Në bazë të preferencave dhe numrit të personave, çmimet variojnë nga 50 euro deri në 1300 euro në vendet e largëta.

“Çmimet kanë qënë dhe fillojnë më 49 euro për një natë dhe shkojnë deri në 1100 euro apo edhe më shumë”, u shpreh ai.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë shërbimet e udhëtimit u mbyllën me bilanc pozitiv prej 255 milionë eurosh me një  rritje prej 29% në terma vjetor./abcnews.al

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...