Festat e fundvitit/ Fluks në Kapshticë për Krishtlindjet, ja sa shtetas hynë në 24 orët e fundit

E mërkurë, 25 December 2019 14:37

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës. Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se brenda 24 orëve, në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Po ashtu mësohet se aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve.

***

Festat e fundvitit/ Shqiptarët kthehen në atdhe, ja sa persona kanë hyrë në Shqipëri në 24 orët e fundit në Qafë Botë

Shqiptarët që jetojnë kryesisht në Greqi, sikundër edhe çdo vit, edhe këtë herë, kanë zgjedhur të festojnë festat e fundvitit në Shqipëri.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se në kuadër të festave të fundvitit në 24 orët e fundit nga Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 1021 shtetas shqiptarë dhe 668 shtetas të huaj.

Ndërkohë që kanë dalë 592 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 574 shtetas të huaj. Gjithashtu 1090 automjete kanë përdorur këtë pikë kalimi.

***

 

Modifikuar më E mërkurë, 25 December 2019 14:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...