Burri ka tentuar vetëvrasjen/Nëna e dy fëmijëve apel për ndihmë mes lotëve

E mërkurë, 25 December 2019 17:25

Mes skamjes dhe varfërisë ekstreme, lotëve dhe dhimbjes së pafundme është realiteti i hidhur i shumë familjeve shqiptarë. Festat për ta nuk ekzistojnë. Kjo jo për mungesë te dëshirës por pamundësisë ekonomike. Buza e tyre nuk qesh as në këto ditë festash. Një ndër to është edhe familja Lushi mga fshati Poloskë i Devollit.

“Abc News” ka zgjedhur të jetë pranë tyre në ditën e Krishtlindjeve. Përpos festimeve në juglindje një tjetër realitet është ne periferi. Jetojnë në kushte mizerable. Streha e vetme e tyre është një kasolle e improvizuar. Pamjet tregojnë qartazi kushtet ekstreme dhe cnjerëzore ku jetojnë 4 pjestarë të kësaj familje. Perveç varfërisë aty gjejmë dhimbje pafund dhe lot. Historia është e pazakontë.

 

Dy muaj më parë ata jetonin në banesën që e kishin ndërtuar me mund dhe sakrificë. Teksa u hodhën në rrugë nga vet familjaret e Albanit, kryefamiljarit Lushi. Një testament i padrejtë i la ata pa strehë. Motra e kryefamiljarit në mënyrë të pamëshirshme iu mori gjithçka ndërsa nuk e prekën  as lutjet e dy fëmijëve të cilët nuk rreshtin së derdhur lot.

 

Adriana e mbytur nga dhimbja rrëfen gjithçka ka ndodhur dhe si përfunduan në kasollen e ndërtuar për tu strehuar edhe pse e mbuluar me plasmas, temperaturat e ulta janë të padurueshme.

 

“Për banesën ka kontribuar burri me kunatin”, shprehet ajo.

Drita e vetme për ta është një llambë e improvizuar në kushte primitive teksa tualeti nuk ekziston. Vakti ushqimor është trahanaja e siguruar nga të afërmit e Adrianës.

Kryefamiljari punon çoban në mal për të siguruar sado pak të ardhura për të mbajtur familjen. Padrejtësitë e bëra nga familja e tij e kanë rënduar paikologjikisht i cili shpesh herë ka tentuar edhe vetvrasje. Ai nuk e kapërdin dot faktin se djersën e një jetë ia rrëmbyen ndërsa fëmijët e tij kanë mbetur në qiell të hapur.

E mbytur në lot dhe dhimbje, Adriana thotë se nuk ka mundësi të festojë  edhe pse krishtlindjet janë të shenjta për të. Apeli është për ndihmë për të gjithë ata që kanë mundësi.

“Nuk mendoj për vete vetëm për dy fëmijët”, shprehet Adriana.

Ndërkohë Renaldi është vetëm 14 vjeç por kupton ëdo padrejtësi qe i është bërë familjes së tij. Mes lotësh ai apelon.

“Qëkur kemi dalë këtu nuk e lexoj dot mirë librin është shumë errësirë”, thotë Renaldi.

Në një moshë më të rritur Denisa thotë se mungesa e energjisë bën që ta kete të pamundur leximin çka ka bërë edhe të bjerë në rezultate në mësime ku prej kohësh ka qene nxënëse ekselente.

“Shumë e vështirë për të mësuar”, shprehet vajza.

Një muaj më parë përmbarimi nxorri forcërisht familjen me 4 anëtarë . Vëmendja e bashkisë është zero. Kasollja u ngrit pak metra larg banesës ku ata jetonin. Siç shihet edhe në pamje banesa aktualisht është bosh. Ndërsa familja Lushi fle në kasolle.

Jo më shumë se 5 metra ndodhen motra dhe prindërit e Albanit të cilët  i hodhën më rrugë pa mëshirë. Ndonëse shohin kushtet ku ata jetojnë , dhembshuria është pothuajse zero.

Një realitet i hidhur edhe pse të vret thellë në shpirt. Të afërmit të gjithë ngrejnë supet përballë kësaj situate të pazakontë ndërsa ndihmojnë me sa të munden 4 anëtarët e familjes. Refuzojnë të flasin në kamer ndërsa ngrejnë supet kur dëgjojnë se prindërit hedhin në rrugë djalin e tyre.

Teksa largohemi nga banesa, Adriana, Renaldi dhe Denisa na përcjellin me mirësi ku varfëria nuk ua ka marrë asnjë moment. Mirësia, dashuria janë virtytet e çmuara që ata kanë. Falenderimet e tyre na prekin në zemër . Siç thonë edhe vet, ne jemi të vetmit qç kemi parë nga afër dhimbjen e tyre. Kjo për ata është gjithcka. Largohemi dhe mbetemi me kokën pas. Lutemi së bashku me dy fëmijët për këdo që ka mundësi ti ndihmojë dhe tju kthejë buzëqeshjen e munguar prej vitesh.

Burimi: AbcNews.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...