Arnault, kthehet të insistojë për Milan: Braida në punë për kuqezinjtë

E mërkurë, 25 December 2019 18:55

Shkon përpara mes zbulimesh e mohimesh tratativa, por sigurisht që ecën përpara. Bernard Arnault e ka seriozisht e, pavarësisht zërave kundërshtues të muajve të fundit, është kthyer realisht të lëvizë për një mundësi blerje të Milan. Mes të rejave, që mund të bëjnë edhe diferencën në këtë rast, është se në tratativë është shfaqur një njohje e vjetër milaniste, Ariedo Braida. Ish-drejtuesi kuqezi është takuar me Arnault për llogari të Elliott e është duke kryer një rol ndërmjetësi në tratativën e komplikuar për shitjen e klubit tek Mbreti francez i luksit.

Për Arnault e markat e tij prestigjioze – multinacionalia LVMH është pronare e mbi 70 firmave të modës si Christian Dior, Bulgari, Fendi, Givenchy, Kenzo, Loro Piana e Louis Vuitton, të orëve si TAG Heuer, të xhevahirëve si Tiffany & Co., të pijeve si Moët & Chandon, Veuve Clicquot, të shtypit si Les Échos e Le Parisien, e hoteleve luksoze – është folur shumë e po shumë edhe për dëshirën e tij për të marrë në dorë Milan. Rezultatet e këqija të klubit në rrugën Aldo Rossi mund ti japin në mënyrë paradoksale një përshpejtim operacionit duke bindur fondin amerikan të ulë pretendimet duke u afruar kërkesën me ofertën.

Në gjithë këtë situatë janë dy cështje të rëndësisë së madhe. E para është stadiumi dhe gjithcka lidhet me impiantin e ri. Nëse vjen bekimi nga Komuna e Milanos për projektin e Milan e Inter, Arnault do të shtyhet deri në fund për të mbyllur tratativën. Përndryshe nuk bëhet gjë. Gjithnjë nëse, e kjo është cështje e dytë, nuk arrihet një akord për cmimin, sepse 1200 milionë euro të kërkuar nga Elliott janë konsideruar të ekzagjeruar (oferta nuk kalon 950 milonë, sipas Sole 24 Ore). Padyshim që Singer nuk është mësuar të dalë nga bizneset duke humbur e, për rrjedhojë, nuk mund të shesë Milan për më pak se 700/800 milionë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...