Buxheti pa lekë? Personat me aftësi të kufizuara në Peqin 2 muaj pa marrë pagesën e invaliditetit

E Enjte, 26 December 2019 20:45

Përveç faktit që zonja Sanije Tabaku nga komuna Shezë e Peqinit është e sëmurë, tashmë i duhet të përballet edhe me një tjetër vështirësi.

Prej dy muajsh ajo nuk ka marrë pagesën e invaliditetit e cila është e vetmja pagesë me të cilën duhet të blejë ilaçet.

Këto janë kutitë e ilaçeve bosh që prej dy muajsh zonja nuk po i merr dot për tu mjekuar.

Sanije Tabaku: S`kam kokërr leku , ilaçet i kam për t`i pirë, dy muaj kam që s`kam marrë ilaçet.Se nuk të jep ai farmacisti. Më tha dje, ik e merr lekët.Po ku ti gjej lekët i thashë unë. U detyrova erdha në shtëpi dhe qaj, qaj , qaj....po ça do bëj. Marr një pagesë 100 mijë lekë.Unë 75 mijë lekë kam vetëm ilaçet mujore. Kam tre muaj dritat pa paguar. Drejtoresha i ka bërtit burrit pse ma solle këtu nusen, se është sëmurë, se kam tre muaj pa i paguar këtë rradhë, kam frikë se do mi presin. Ujin kam 150 mijë lekë, kam një vit se kam paguar. Se ku ti gjej, do ha bukë unë, jam njeri. Dy muajt e fundit nuk kemi marrë kokërr leku.Tre herë vajta në komunë Shezë.Nuk kam ça të bëj më tha Sanije, nuk të ndihmoj dot.Ore nuk desha lekët e tua, ore desha lekun tim.I thashë unë po kjo plaga ime ka tre ditë në shtëpi, kullonte sot.

Emisioni "BOOM" në RTV Ora u interesua pranë njësisë Shezë për vonesën e pagesës.

Punonjësja e Njësisë Administrative Shezë thotë se nuk ka fonde.

Gazetarja: Sa persona për paaftësi ka?

Punonjësja e Njësisë Administrative Shezë: Janë 254.Një fond gati 22 milion.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe Bashkia Peqin, e cila thotë se  Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale  nuk ka dërguar fondin e plotë. Pra mesa duket shteti s`ka lekë.

Drejtori i Shërbimit Social, Bashkia Peqin:Tani ne kishim në gjendje 167 milion lekë të vjetra dhe na rakordonte me Shezën sepse nuk mund t`i linim dot të gjithë, sepse nuk plotësoheshin. Në total na u donin 184 dhe na rakordonte Sheza me këtë vlerë.

Gazetarja: Aq ju mungonte?

Drejtori i Shërbimit Social, Bashkia Peqin: Për të mos i lënë të gjithë, lamë një pjesë më të vogël, të keqen më të vogël.Tani ne kemi bërë edhe këto borderotë për dhjetorin edhe jemi me 0 domethënë. Presim të sjellin.

Gazetarja: Ju as dhjetorin nuk e paguani dot?

Drejtori i Shërbimit Social, Bashkia Peqin: Jo, logjikisht, jo.

Gazetarja: Nga vjen ky fond, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale apo jo?

Drejtori i Shërbimit Social, Bashkia Peqin: Po, Drejtoria e Shërbimeve Sociale. Kemi kërkuar, kemi plotësuar një tabelë për kërkesë fondesh, edhe tabelën e kam. Vlera e Shezës që s`është paguar për këtë muaj edhe pjesa totale përsëri për të gjithë për dhjetorin. Që shkon tek 200 milion lekë të vjetra. Fondi i nëntorit dhe tetorit ka ardh i përgjysmuar nga ai që kemi planifikuar ne.Nuk e di tani, ky është problem. Nuk është problem yni.

"BOOM" i dërgoi  kërkesë zyrtare Ministrisë dhe Shërbimit Social.

Shërbimi Social Shtetëror pretendon se ja ka dërguar fondin Bashkisë Peqin teksa kjo e fundit deklaroi më lart se fondi prej tyre ka ardhur jo i plotë. Kështu institucionet ja lënë përgjegjësinë njëra-tjetës, ndërsa invalidët duken se këtë vit të ri do e kalojnë jo vetëm pa ilaçe por edhe pa ushqim.

Përgjigjia e plotë

Në përgjigje të kërkesës tuaj nr. 2167, datë 23.12.2019, ju informojmë se Shërbimi Social Shtetëror, me shkresën nr. 68/88, datë 07.11.2019, ka akorduar fondet për pagesën e NE dhe PAK për muajt Nëntor Dhjetor 2019 për 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë.

Mbështetur në Udhëzimet e MSHMS nr. 619 dhe 620, datë 27.12.2017 “Për planifikimin e fondeve të pagesave për Aftësinë e Kufizuar” dhe “Ndihmën Ekonomike”, çelja e fondeve për pagesat e NE dhe PAK bëhet çdo 2 mujor, mbi bazën së pari të kërkesës së fillim vitit dhe së dyti të të dhënave statistikore të dërguara nga vetë bashkitë në Drejtoritë Rajonale të SHSSH në çdo qark. Kërkesa e bashkisë Peqin për vitin 2019 ka qenë 198.000.000 leke (sipas formularit bashkëlidhur), nga SHSSH i janë akorduar për vitin 2019 199.000.000 lekë, ku përfshihet dhe vlera 18,870.000 leke për periudhën që ju kërkoni informacion si dhe shtesa prej 10.000.000 lekë që i është akorduar së fundmi.

Nisur nga sa më sipër, ju informojmë se fondet e akorduara plotësojnë nevojat e bashkisë Peqin, e cila kryen vetë pagesat për çdo njësi në varësi të saj.

Modifikuar më E Enjte, 26 December 2019 20:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...