"Mini-Shengeni plan amerikan?"/ Meta: Përralla të tilla kam dëgjuar shumë

E Enjte, 26 December 2019 21:38

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se Serbia nuk zbaton asnjë marrëveshje rajonale dhe ajo është pengesa kryesore në këtë drejtim, duke përmendur disa prej këtyre marrëveshjeve.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora, Meta i konsideron alibi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ideja e mini-Shengenit ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Meta: Kjo është edhe një alibi. Ai që thotë se këtë e mbështet SHBA dhe BE-ja është një alibi pasi nuk arrin dot të bindë me këtë ide. Përralla të tilla kam dëgjuar shumë. Këto janë histori pa asnjë lloj kuptimi.

Ne duhet të plotësojmë kushtet e Bundestagut. Kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe aq më tepër një iniciativë e tillë për të cilën siç tha profesori nuk dihet se çfarë po bëhet, unë si president kam kërkuar informacion nga Ministria e Jashtme dhe kam marrë një paragraf që nuk janë marrëveshje por takime.

Nuk mund të gjykojmë mbi deklarata. Për sa i përket vendimeve, ato i përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për detin. Kemi të bëjmë me veprime të pa konsultuara mirë me dëshirë për protagonizëm të shfrenuar që sjell këto debate pa rezultate.

Për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria ia ka hequr në mënyrë të njëanshme me Serbinë pasi ajo nuk pranonte dhe një vit më vonë u detyrua dhe i hoqi në 2010. Shqipëria ka dorëzuar 18 marrëveshje dhe as një e katërta nuk është firmosur sot e kësaj dite. Shqipëria ka dorëzuar marrëveshjen për diplomat dhe sot e kësaj dite nuk është miratuar.

Kemi lidhjen inter-enegjetike me Kosovën dhe ata vazhdojnë e mbajnë të bllokuar. Janë gjithë ato marrëveshje me Kosovën dhe zbatimi i tyre është zero. Atëherë nga vjen mungesa e bashkëpunimit?! Këto janë fakte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...