Meta kërkon reagim qytetar: Mos prisni nga ndërkombëtarët, se nuk u bëhet vonë

E Enjte, 26 December 2019 22:41

Kreu i Shtetit ka mbetur i vetëm në oponencën e tij me qeverinë pas daljes së opozitës politike nga Kuvendi.

E ndërsa problemet dhe tensionet nuk kanë të sosur por vetëm sa fryhen, Presidenti Meta deklaroi në "360 Gradë" në RTV Ora që nuk duhet të presin vetëm prej tij zgjidhjen e çdo problemi.

Meta kërkon një reagim më të madh qytetar, duke u tërhequr vëmendjen që mos të varin gjithmonë shpresat te ndërkombëtarët pasi këta të fundit pranojnë atë që pranojnë dhe vetë shqiptarët.

Ilir Meta: Gjykata Kushtetuese është asgjesuar qëllimisht për të rritur pushtetet në mënyrë të pakufijshme dhe antikushtetuese të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të kryeministrit. Vendi është pa Gjykatë të Lartë. Pritet diçka dhe nga qytetarët, pritet diçka nga të gjithë për të kuptuar që ky është vendi i të gjithëve. Të mos presin vetëm nga Presidenti. Presidenti po e bën punën e tij. 

Të mos presin thjesht nga ndërkombëtarët se ndërkombëtarëve nuk u bëhet shumë vonë.Pranojnë çdo gjë që pranojnë shqiptarët. Të tregojmë të gjithë që jemi një popull i cili ka kërkesa, kërkon llogari, kërkon përgjegjësi, të gjithë bashkë. Mos prisni çdo gjë nga Presidenti, Presidenti i ka bërë dhe i bën. Nuk e dëgjoni me vëmendje presidentin, mendoni që u nxeh.

 Jo, Presidenti edhe kur e ngre zërin, e bën për të treguar që këtu ka një problem serioz. Presidenti çon letër në 29 korrik dhe thotë kini kujdes se 1,2, 4,5 arsye më krijojnë shqetësimin se mund të goditemi nga një tërmet shumë i fortë prandaj të marrim masa. Për gjysmë ore letra del në media dhe thonë u çmend presidenti. Dakord. 

Presidenti me këta po punon, kjo është përgjegjshmëria e presidentit, kjo është përgjegjshmëria dhe niveli i bashkëpunimit të tyre. Presidenti i thotë 2 muaj rresht respektoni radhën për Gjykatën Kushtetuese. Ky është fundi për një shtet demokratik. Presidenti po bën të gjitha ato që mund të bëjë por edhe të gjithë ju e keni lënë pak vetëm Presidentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...