Denoncimi/ Foto e dokumenta, drejtori i Spitalit të Laçit përdor karburantin e institucionit për mjetin e tij?

Premte, 27 December 2019 20:03

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e “Boldnews.al” dëshmon për një situatë sa abuzive, aq edhe qesharake, ku në qendër të saj është drejtori i Spitalit të Laçit, Venedik Qallo.

Spitali i Laçit ka pezulluar aktivitetin e tij, pas tërmetit të 26 Nëntorit. Por, kjo situatë nuk e ka penguar drejtorin Qallo që karburantin, e destinuar për gjeneratorin e institucionit, ta shfrytëzojë për automjetin e tij privat.

Denoncimi, i shoqëruar me dokumentacionin përkatës, duket se është një nga ato rastet tipike, kur drejtorët e “Rilindjes” sillen si anëtarë të grupimit “Kap Çfarë të Kapësh”, shprehje të cilën kryeministri e ka shumë për zemër.

E, duke mbetur tek shefi i Qeverisë, denoncuesi deklaron se, për këtë rast skandaloz, ka informuar edhe Edi Ramën, por prej tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në 7 Dhjetor 2019, kompania e karburanit i dërgon njoftim Spitalit të Laçit për shpenzimin e kryer me kartën e kreditit të institucionit, për blerje karburanit, në sasinë 25 litra, me vlerë rreth 4500 lekë të reja.

Ky shpenzim, si rregull, kryhet për blerjen e naftës për gjeneratorin e Spitalit. Por, duke qenë se institucioni shëndetësor nuk po kryen aktivitet në godinën e tij, si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit, rrjedhimisht, as gjeneratori i tij nuk mund të jetë në punë.

 

Nën këtë pikëpyetje, denoncuesi ka dërguar pranë redaksisë së “Boldnews.al” disa të dhëna të tjera, përfshirë edhe foto, ku forcohen dyshimet se karburanti i blerë për Spitalin, në fakt ka përfunduar në serbatorin e automjetit privat të drejtorit.

Denoncuesi i mbështet të dhënat e tij në disa fakte të thjeshta- spitali i Laçit është informuar nga kompania e karburantit se, nga karta e kreditit të institucionit, është realizuar një blerje prej 25 litra naftë, në datë 7 Dhjetor 2019, ora 9.33.

Në të njëjtin moment, pra, në të njëjtën orë dhe në të njëjtën datë, sipas kamerave të sigurisë së pikës së karburanit, aty është furnizuar automjeti privat i drejtorit të Spitalit të Laçit, Venedik Qallo.

Automjeti, sipas fotove të siguruara nga denoncuesi, është një Mercedez Benz, me targa AA898IU, i cili identifikohet si pronë e drejtorit Qallo nga qytetari që ka përcjellë denoncimin pranë “Boldnews.al”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...