Kasapët “luftë” me policinë greke, kush janë xhaxhai dhe nipi që u përplasën me efektivët në kufi

Saturday, 28 December 2019 12:03

Detaje te reja nga shkëmbimi i zjarrit te ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në kufirin greko-shqiptar, mes një grupi grabitësish dhe Policisë greke.

Sulejman Ismaili, dhe E. I., te arrestuar nga policia greke
Sulejman Ismaili, dhe E. I., te arrestuar nga policia greke

Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikolam Filat të Igumenicës. Sipas autoriteteve greke, fillimisht është pikasur një grup prej pesë personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia për në Shqipëri.

 
 

Në ndjekje të tyre është vënë skuadra e OPKE në Policinë e Greqisë, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të Policisë Kufitare. Pas ndjekjes së tyre, Policia greke ka njoftuar se ka konstatuar shtetasit shqiptarë që shoqëronin dy kafshë, mushka.

SHKËMBIMI I ZJARRIT

Gjatë tentativës për t’i ndjekur dhe thirrjes për të ndaluar, 5 shtetasit shqiptarë hapën zjarr ndaj Policisë dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe forcat greke. Tre persona kanë arritur të kalonin në tokën shqiptare, në një zonë pyjore, ndërkohë që u kapën dy prej tyre, shtetas shqiptarë të moshave 16 dhe 46 vjeç. Sipas mediave greke, momentin e arrestimit, 46- vjeçari ka bërë rezistencë të madhe, duke plagosur lehtë një oficer të Policisë greke. Ky i fundit mësohet se është transportuar në Spitalin e Filatit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BAGËTITË E VJEDHURA

Ndërkohë, mushkat që shtetasit shqiptarë shoqëronin, rezultuan të ngarkuara me katër bagëti të imëta të therura. Ato, sipas Policisë greke, ishin vjedhur në një stan në Agio Nikola, Filat. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin bagëtitë, i transportonin ato të gjalla ose të therura me mushka drejt Shqipërisë, ku edhe i shisnin.

VJEDHJET

Sipas Policisë greke, shtetasit shqiptarë kishin disa muaj që kryenin vjedhje bagëtish në zonën e Filatit, Igumenicë. Kështu, në datat 10- 29 gusht, ata kanë vjedhur 3 bagëti. Më 28-29 gusht, në një kullotë në Katsika, Filat, kanë vjedhur 3 bagëti si dhe në 11- 12 dhjetor në Kerasoxori, kanë vjedhur 5 bagëti. Nga informacionet e dhëna nga autoritetet për mediat greke, mësohet se në pranga ka rënë 46-vjeçari Sulejman Ismaili, nga fshati Janjar, Bashkia Sarandë. Ai ka bërë rezistencë ndaj policëve grekë, duke plagosur edhe njërin prej tyre. Ai rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe E. Ismaili, 16 vjeç, edhe ky banor i fshatit Janjar, njëkohësisht nipi i 46- vjeçarit.

BANDA

Banda e grabitësve përbëhej nga pesë persona në momentin e shkëmbimit të zjarrit me Policinë, por tre prej tyre arritën të shpëtonin. Ata vidhnin kafshë të ndryshme në Greqi, ku i thernin dhe më pas i sillnin drejt Shqipërisë. Autoritetet greke dyshojnë që shtetasit e mësipërm e kryenin këtë akt kriminal me qëllimin tregtimin e mishit të bagëtive të imëta në tregun shqiptar. Por, veprimtaria e tyre është vënë re na banorë të zonës fillimisht, të cilët kanë njoftuar edhe Policinë greke. Kjo e fundit, ditën e djeshme, ka organizuar një operacion me qëllim vënien në pranga të grabitësve të bagëtive të imëta. Shpresa DINE PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...