FOTO+EMRI/ Kush është shqiptarja që u gjet e vrarë në Francë, nënë e një djali 3 vjeç. Tatuazhi që e identifikoi, thirrja prekëse e familjes së saj

Saturday, 28 December 2019 13:38

Gjendet e pajetë një 37-vjeçare shqiptare në një pyll në Francë. Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi. E reja u gjet e vrarë në një park në Mougins. Trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.

“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël.”, -thanë familjarët./BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...