Është atmosferë festash, pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve.
Këtë atmosferë Qendra e Vullnetarëve në Bubq është përjekur ta përcjellë edhe për familjet e prekura nga tërmeti, me fokus të veçantë fëmijët.
Aulon Kalaja, që drejton edhe punën në Qendrën Vullnetare, një nismë kjo e aktorit Bes Kallaku, këtë të shtunë kishte menduar të përcillte gëzim te fëmijët me këngë e valle.
Gjithçka e mori në dorë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Albanopolis”nga Fushë Kruja.
Qendra Vullnetare shpërndau edhe lodra për fëmijë.
Ndërkohë vijon furnizimi me ushqime i banorëve për tu lehtësuar sadopak situatën në këto ditë të ftohta.