Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën të dielën. Një polic qëlloi për vdekje një person në qytetin e Gjilanit. Polici u arrestua, ndërkohë që Insajderi ka zbardhur detaje nga krimi tronditës.
Sipas portalit, polici quhet Vëllaznim Hamdiu nga Malisheva, kurse viktima është Lazim S. nga Kuqiverrca.
Shkak për këtë krim tronditës është bërë një fërkim mes makinave. Vetura e policit është përplasur me kamionin e Lazimit.
Polici i ekipit të mbrojtjes së afërt ka dalë nga vetura duke e qëlluar viktimën në kamion.
Burimet thonë se polici kishte tri revole në momentin e krimit. Viktima po transportonte ushqime për kafshët me kamionin e tij.