Z.Mark Gjonaj, dukeni si buratin në duart e Edi Ramës – jepni dorëheqjen nga instrumentat antidiasporë krijuar nga Tirana zyrtare

Diel, 29 December 2019 22:46

Nga Elida Buçpapaj/

Ingranazhet e Edi Ramës nuk do të pijnë ujë në Perëndim. Jemi 3 milionë Shqiptaro-Perëndimorë që nuk do ta lejojmë!

————

Edi Rama ka kohë që po organizon diasporën shqiptare me stilin e tij qeverisës, pra duke shkelur të gjitha standartet e sistemit demokratik, përmes grumbullimit të të gjitha pushteteve në duart e tij. E ashtuquajtura ministri e diasporës drejtohet nga Pandeli Majko, një person që ka gjithë jetën, prej kur ka dalë nga bankat e universitetit, që jeton duke shpërdorur paret e taksapaguesave.

Pasi kontrollon deri edhe WC-të e çdo institucioni të antishtetit shqiptar, Edi Rama po investon, përmes njerëzve të tij, një grusht syresh në Perëndim, që ta kthejë diasporën në copy paste të atij shëmtimi morboz që ka krijuar në Shqipëri.

Në këtë kontekst janë të gjitha organizimet e të ashtuquajturës ministri e diasporës. Tani kjo ministri ka në dorë edhe fonde, të ashtuquajtura “të legjitimuara” përmes një parlamenti njëngjyrësh, dmth firmosur dhe vulosur nga marionetat e Edi Ramës në kuvendin e Shqipërisë.

Si ingranazh qyqar, është është edhe i ashtuquajturi Këshilli Koordinues i Diasporës, me Shqiptaro-Amerikanin Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut, i cili posa është zgjedhur në krye të këtij ingranazhi.

Edi Rama kur po gjen, po përdor emra me reputacion, në shërbim të interesave të tij të ulta!

Duke shpërdorur kushtet favorizuese, që ekzistojnë në Perëndim në ndihmë të komuniteteve, në diasporë po krijohen shoqatëza, si kërpudha helmuese, me emra të mëdhenj, por me shërbime në dëm të diasporës.

Është kushtruese, kushtrim, emergjente, që diaspora të vetorganizohet dhe të ketë zërin e saj dhe institucionet e veta.

Diaspora shqiptare nuk do të drejtohet kurrë nga institucione që i krijon Edi Rama!

3 milionë shqiptarët tashmë të integruar në Perëndim, me sakrifica e punë, e kanë realizuar ëndërrën e tyre, tashmë ata janë qytetetarë të Perëndimit, ndërsa Edi Rama është kryeministër i obskurantizmit, i antishtetit, që ka mbjellë diktaturën e varfërisë dhe mjerimit duke e shkatërruar sistemin pluralist!

Ingranazhet e Edi Ramës nuk do të pijnë ujë në Perëndim. Jemi 3 milionë Shqiptaro-Perëndimorë që nuk do ta lejojmë! Vendi i Edi Ramës është shtëpia e tij në Surel!

Diaspora shqiptare në Perëndim nuk do të kthehet kurrë lodër në duart e pista të Edi Ramës!

Diaspora shqiptare ka burime njerëzore dhe intelektuale që me potencialet e veta të vetorganizohet dhe të faktorizohet për t’iu kundërvënë qeverisjes antidemokratike të Edi Ramës!

Ky është misioni i Diasporës Shqiptare! Të faktorizohet si Institucion Perëndimor, me të gjitha atributet, duke mbajtur larg vetes profiterët e galave dhe qejfeve!

Kush shkon në Tiranë nën organizimet e Edi Ramës dhe të shërbyesit të tij Pandeli Majko, bëhet buratin në haremin e kryeministrit-sulltan me shallvare!

Prandaj ju drejtohem publikisht dhe ju bëj thirrje, ju Z.Mark Gjonaj, që keni fituar një vend të respektuar në administratën lokale të SHBA, edhe me votat e shqiptaro-amerikanëve, të jepni dorëheqjen dhe të shkrini këtë instrument të krijuar nga Edi Ramën për diasporën. Diaspora shqiptare nuk ka nevojë për instrumenta të tillë!

Diaspora shqiptare nuk ju pranon si ndërmjetësues të Edi Ramës!

Diaspora shqiptare do t’i thotë “jo”instrumentave të tillë, që i përdor Edi Rama për të zgjatur pushtetin e tij!

Forget it, harrojeni, diaspora shqiptare nuk do t’i bindet kurrë një kryeministri diktator që e ka kthyer Shqipërinë një vend të pabanueshëm për banorët e saj, të cilëve tash u mungon edhe streha!

Nderet që juve ju bën Edi Rama, jua heqin nderin që e keni fituar me punën tuaj!

Edhe në lidhje me tërmetin, nëse dëshironi të ndihmoni vërtetë shqiptarët e shtetit amë, sikur pretendoni;

nëse dëshironi vërtetë të ndihmoni në rilindjen e Durrësit, të udhëhequr për 12 vjet nga Vangjush Dako, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, që fitonte zgjedhjet duke blerë vota përmes krimit të organizuar, që e privilegjonte;

le të krijohen instrumenta legjitime nga diaspora vetë në Perëndim, të drejtuara nga figura të ndershme, e theksoj figura të ndershme dhe me integritet, jo nga ata që japin një cent për të fituar miliona $ apo Euro, me projekte që t’i ndjekë vetë diaspora, pa nevojën e ndërmjetësimit të institucioneve të fatkeqësisë kombëtare, që është Edi Rama.

Diaspora shqiptare që ka fituar jetën në Perëndim me lodhje e djersë të ndershme, nuk do të kthehet kurrë në vegël të Edi Ramës, shkaktarit të mjerimit të shqiptarëve në shtetin amë, që përbën rrezik për gjithë paqen dhe stabilitetin e rajonit!

Z.Mark Gjoni, tërmeti i 21 shtatorit që goditi Tiranën dhe Durrësin, po ju sqaroj, nëse nuk e dini, ishte një kambanë e fortë alarmi! Nëse Edi Rama, do të ishte një kryeministër i përgjegjshëm do të vinte alarmin portokalli, e do të kërkonte menjëherë mbështetje të specilizuar nga Perëndimi, sikur mbështetja nga Perëndimi i shkoi menjëherë pas 26 nëntorit, që me ekipe ekspertësh të shkohej, sikur ndodhi pas tragjedisë, në të gjitha shtëpitë që ishin dëmtuar më 21 shtator dhe tragjeditë të paktën do të ishin shmangur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...