Kurrë nuk është vonë për të ndihmuar njerëzit e moshuar, veçanërisht ata që janë pranë jush. Vetëm një moment kur ju tregoni vëmendje, e bën jetën e prindërve më të bukur.
Ne të dritare.net do ju tregojmë më poshtë 10 gjërat që fëmijët e rritur bëjnë me prindërit e tyre, të cilat i lëndojnë ata.
Neglizhimi i prindit
Ata ju mungojë, ju duan dhe kanë dëshirë të kalojnë kohë me ju. Kaloni kohë me ta dhe mos i çoni në azil, sepse pavarësisht se aty janë të rrethuar me shumë njerëz, ndihen akoma më shumë të lënduar e vetmuar.
Thënia e gjërave që nuk duhet
Janë disa fraza që fëmijët thonë, por që lëndojnë prindërit. Si për shembull;
Pse më linde? Ju doni më shumë vëllain ose motrën, sesa mua. Të urrej!
Imagjinoni veten në një moshë të vjetër dhe fëmija juaj t’jua thotë këto gjëra. Janë gjëra që lëndojnë gjatë.
Nuk i pyesni për shëndetin
Jo çdo person ankohet për dhimbjet që ndjen ose që është sëmurë. Pyesni prindërit tuaj sesi janë me shëndet. Mbase nuk do t’i shëroni, por interesi juaj për ta i lehtëson sado pak nga dhimbja.
Nuk i ndihmoni financiarisht
Nuk po themi t’i trajtoni si fëmijë, por në disa raste është mirë t’u paguani një udhëtim apo t’u blini ushqime për shtëpi. Këto gjëra të vogla tregojnë se ju kujdeseni.
Injorimi i familjes dhe eventeve familjare
Ndodh që ndonjëherë marrëdhëniet me prindërit tanë mund të jenë jo të shëndetshme, por injorimi i tyre nuk është zgjidhja e duhur. Është më mirë të ziheni dhe bërtisini sesa të largoheni plotësisht nga familja.
Mosmirënjohja
Konsiderohet mëkat të mbivlerësosh veten dhe të nënvlerësosh të tjetër, përfshirë prindërit. Mundohuni të jeni gjithmonë mirënjohës ndaj tyre.
Nuk i tregoni gjëra për veten
Ju jeni fëmijët e prindërve tuaj dhe sigurisht që ata shqetësohen për ju. Të thuash gjëra të tilla si; “Mami, nuk të intereson ty se çfarë bëj unë”, vështirë ta bëni atë të ndihet e qetë. Ndani diçka me prindërit tuaj, për atë që po ndodh me jetën tuaj, pa hyrë në detaje. Thjesht, gjetja e fjalëve të duhura mund ta zgjidhë problemin.
Të acaroheni kur duhet të përsërisni gjërat
Ndonjëherë keni shumë durim për t’i përsëritur gjërat për të huajt ose për kolegët, por jo për prindërit. Por mos harroni, ata janë të vjetër dhe memoria e tyre nuk është si e juaja!
Nuk ruani kujtime
Videot dhe fotot janë kujtime që ngelen përjtësisht. Nëse ju shkrepni momente, prindërit e dinë që ju do t’i kujtoni edhe kur ata të ndahen nga jeta.
Trajtimi i tyre si të ishin fëmijë
Mos i trajtoni prindërit si të ishin fëmijë, sepse ata kanë shumë e më shumë përvojë sesa ju. Edhe nëse ata janë të moshuar, ata sërish janë të rritur.