Komunikimi i gabuar pothuajse shkaktoi një përplasje në lartësi midis dy aeroplanëve me 268 njerëz në bord të cilët kishin për destinacion Madridin.
Tragjedia më e rëndë në qiellin europian në tridhjetë vitet e fundit, u shmang fal 19 sekondave, në errësirë dhe në nëntë mijë metra lartësi.
Sipas leximit të dokumenteve zyrtare ishte vetëm fati që bëri të shpëtonin 268 jetë, pasi as sistemi i sinjalizimit në bordin e njërit prej aeroplanëve të përfshirë, dhe as personeli në tokë, nuk e kuptuan atë që po ndodhte, mundësinë e një përplasje fatale mes dy avionëve që fluturonin me shpejtësi mbi 430 kilometra në orë.
Ngjarja e zbuluar vetëm dje ka ndodhur në orën 20:20 në datën 10 nëntor 2018, mbi një vit më parë, mbi Gadishullin Iberik dhe përfshiu një ‘Airbus A320’ të ‘Wizz Air’ që ishte nisur nga Krakova, në Rumani me 169 persona në bord dhe një ‘Embraer E195’ i ‘Aeronova’ i cili ishte nisur nga Venecia me 99 persona. Të dy avionët kishte destinacion fundor Madridin.
Të dhënat e fluturimit, sipas dokumentit zyrtar, nuk u morën nga kutitë e zeza sepse kur hetuesit morën raportin e përplasjes së mundshme, “kutive i ishte fshirë informacioni”.
Dinamika filloi 200 kilometra larg nga aeroporti Spanjoll. Fluturimi i ‘Wizz Air W6 3763’ ishte në lartësi 9,450 metra dhe me shpejtësi 501 kilometra në orë, ndërsa ‘Aeronova’ fluturonte në lartësi 8,840 metra dhe me shpejtësi 431 kilometra në orë. Dy avionët fluturonin vetëm 61 m mbi njëri tjetrin.