Atentati ndaj kryebashkiakut/ Gazetari: Pse policia nuk përdori helikopterin?...

Hënë, 06 Janar 2020 19:16

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka folur në studion e ABC News lidhur me atentatin që iu bë rreth një javë më parë, kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, ngjarje gjatë së cilës mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij.

Autor i atentatit rezultoi se ishte ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili është ende në arrati.

Për këtë ngjarje Hoxha tha se situata për kapjen e autorit nuk u menaxhua mirë, sipas tij kjo ishte një ngjarje tepër e thjeshtë për tu zbardhur, dhe për tu kapur autori, por se policia nuk kishte mundur dot as të ngrinte helikopterin për krehjen e zonës, dhe gjetjen e autorit, që sipas gazetarit ndodhet ende në Shqipëri.

 

“Për sa i përket ngjarjeve të Lushnjes, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot, lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh…

 

Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keqorganizimi apo keqmenaxhimi i situatës?

Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv, të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij.

Kemi një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive, dhe jo më me polici që nuk i kap dot autorët, me prokurori që s'di asgjë dhe pushon dosjet, dhe me opozitë dhe pozitë që fajësojnë njëri-tjetrin, dhe me kryeministër që thotë “kokat hënkshin”, këtu po vriten njerëz të pafajshëm nuk është kaq e thjeshtë. Pra prognoza e këtij fillim viti nuk është e mirë”, tha Hoxha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...