I arrestuari për super-grabitjen në Rinas, e ndodhur më 9 prill të 2019-ës, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, Oltion Veseli, ka refuzuar të japë material biologjik për të kryer analizën e ADN.
Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, fillimisht, Veseli ka refuzuar në Prokurori, duke thënë se e ka dhënë analizën e AND-së në policisë dhe se nuk është kavie.
Më vonë, ai është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjor, prej ku sërish nuk ka pranuar të zbatojë vendimin e gjykatës. Ai vazhdon të këmbëngulë që t’i bëhen të ditura rezultatet e analizës së parë, pasi pretendon se në polici i janë marrë kampionet për t’u bërë AND.
“Refuzoj, pasi duhet të më ktheni përgjigje çfarë është bërë me të parën dhe më pas unë mund ta jap për herë të dytë”, ka thënë Veseli, gjatë seancës së sotme gjyqësore.