Gjenerali amerikan: Vrasja e Soleimanit më e rëndësishme se ajo e Osama Bin Laden

E Enjte, 09 Janar 2020 11:40

Gjenerali Michael D Barbero në një takim me deputetët dhe ish-deputetët shqiptar foli për vrasjen nga SHBA të gjeneralit iranian, Kasem Soleimanit.

Gjenerali amerikan e konsideroi Soleimanin një kriminel ndërkombëtar i cili sipas tij është shkaktari kryesor i luftës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

D Barbero u shpreh se vendimi për vrasjen e tij ishte shumë i rëndësishëm edhe se vrasja e Osama Bin Laden apo Abu Bakr al-Baghdadi.

“Kam qenë 4 vjet në Irak, deri më 2011 isha si oficer i gjeneral Petreas, që nga viti 2007 deri në 2008 dhe më pas u riktheva edhe për 17 muaj të tjerë si komandant i NATO-s për të punuar me forcat ushtarake të Irakut.

Jam mjaft i njohur me të gjithë aktorët dhe me atë çka Soleimanit ka bërë dhe doja të jepja mendimin tim në lidhje me këtë.

Së pari doja t’ju thosha se ky ishte vendim mjaft i rëndësishëm, sulmi për të vrarë Kasem Soleimanin. Mendoj se ishte më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden, apo vrasja Abu Bakr al-Baghdadi vitin e kaluar,”- tha ai.

Gjenerali amerikan shtoi se Soleimani ishte personi më i dytë i fuqishëm në Iran dhe se nuk do të kishte luftë pa ndihmën e tij.

D Barbero thekoi se gjenerali iranian shkaktoi vdekjen e shumë personave të pafajshëm dhe se pasojat e veprimeve do ti mbajnë vetë.

“Soleimani ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran dhe arkitekti i çdo lloj paqëndrueshmërie që shkaktohej në atë rajon, në Siri, në Liban, Jemen apo Iran, ishin gjurmët e tij. Nuk do të kishte luftime në Jemen, nëse ai nuk do të ofronte ndihmën e tij apo nuk do të jepte urdhra.

Në Irak gjatë kohës kur unë isha atje ishe e qartë dhe e dukshme që të gjitha sulmet e dhunshme që vinin nga shitët, ishin të trajnuar, financuar dhe udhëhequr nga ai. Ata zhvillonin armë të veçanta për të sulmuar koalicionet e Amerikës por edhe forca ushtarake që kanë qenë edhe shqiptarë. 700 ushtarakë amerikanë kanë vdekur. E gjithë e kaluara e tij e përcaktoi si një terrorist, të quhej terrorist.

Kemi pasur shumë sulme prej tij edhe në ambasadën tonë në Bagdad, dhe për këtë arsye ndaj kundërveproi Trump. Edhe ne do të kishim bërë të njëjtën gjë, po ta kishim mundësinë por ishte mjaft i zgjuar dhe nuk na e dha këtë mundësi.

Meqë ishte një kriminel ndërkombëtar, ishte I përfshirë në mënyrë aktive për të cënuar çdo alet të NATOS, ka shkaktuar vdekjen e shumë personave të pafajshëm në atë rajon për 15 vitet e fundit. Për këtë arsye, ishin veprimet e duhura dhe ne do t’i përballojmë vetë pasojat,” – u shpreh ai.

Ndërsa u kërkoi aleatëve që të mos kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit.

“Ai është kryesori i luftës që po ndodh, trajnonte të gjithë militantët ushtarakë dhe i çonte. Ai ka çuar rreth 18 raketa në bazat tona në Irak, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Irani është i zgjuar do të ketë disa shënjestra të tjera amerikane, apo në vendet tona aleate. Por Amerika duhet të vazhdojë këtë politikë dhe të rrisë presionin në këtë rajon me qëllim që të arrijë edhe ndryshimi. Ka ardhur momenti që partnerët aleatë duhet të qëndrojnë të fortë dhe të mos kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit, ky është momenti që ato të thonë nëse janë pro apo kundër terrorizmit,”– theksoi gjenerali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...