Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro kompanisë së kryetarit të emëruar rilindas pa garë dhe…

E Enjte, 09 Janar 2020 15:21

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar dokumentat ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit të emëruar rilindas të Bashksië Matit, Agron Malaj jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!

Reagimi i plotë i zëdhënëses Zhupa

Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të Bashksië Matit Agron Malaj jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!

Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tirane ka zhvilluar proçedurën e prokurimit publik per “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke (3.4 Milion Euro)

Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me perfaqesues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumenta, duke u future me qëllim për ti hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lek.

“Global Security” dhe dy kompanite e tjera shoqeruese që janë shpallur fitues në këte garë fiktive edhe pse nuk i plotesojnë kriteret!

Në këte tender konstatohen shkelje në kundershtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e vecanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me piken 3.3.4 te “Dokumentave Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku si kriter percaktohet që kompania duhet të disponojë license kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.

Referuar rregjistrit kombetar te licensave , rezulton që asnjë nga kompanite nuk permbushin kriteret e vendosura ne tender. Konkretisht komapnia “Global Security” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2017) , ndersa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnje license te kategorise 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanite nuk duhet te pranoheshin ne konkuronin dhe jo të shpallesh fitues të tenderit.

Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj.

Me 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot eshte ne pronësi të Fatos Malaj, vëllai i Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...