Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 83-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gastere Strati e cila jetonte e vetme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallarat.
Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, për shkak të oxhakut. E moshuara, nuk ka mundur të dalë, pasi ishte e paralizuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.