Ç'janë vizat amerikane joemigruese, J-1 dhe kush i përfiton ato?

Premte, 17 Janar 2020 10:19
 

Për çështje të emigracionit në SHBA, flet avokati Kieran Both. 

"Programi i vizitorëve të shkëmbimit (EVP) u krijua me qëllim arritjen e një kuptimi më mirë të ndërsjellë mes qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre që jetojnë në vende të tjera, realizuar kjo nëpërmjet shkëmbimeve kulturore dhe arsimore. Viza J-1 është një vizë e përkohshme, jo-emigruese që i jepet një vizitori shkëmbimi. 

Çdo vit Departamenti i Shtetit ndan një numër të paracaktuar çertifikatash kualifikimi për sponsorizuesit e programit në fjalë për t’u lejuar vizitorëve të mundshëm të shkëmbimit si dhe personave që kanë në ngarkim të caktojnë intervista pranë ambasadës së SHBA-së për të kërkuar vizë të tipit J. Çdo vit lëshohen gati 300,000 viza J-1 nga më shumë se 200 vende dhe territore të ndryshme; 86 përqind e tyre merren nga persona nën 30 vjeç dhe 54 përqind merren nga femra.

 

Sponsorët merren me vetimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve në program bazuar kjo në kriteret per kualifikim që parashikon secila prej kategorive përkatëse. Disa kategori kërkojnë që një intervistë vetjake të jetë pjesë e proçesit të përzgjedhjes dhe vetimit.

 

Përveç kritereve specifike që kanë programe të caktuara, të gjithë pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriterin e zotërimit të gjuhës angleze si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me sigurimin [shëndetësor dhe ndaj aksidenteve].

Sponsorët duhet t’u japin pjesëmarrësve informacionin e duhur përpara nisjes si dhe udhëzime me natyrë njohëse dhe orientuese në momentin që ata mbërrijnë në SHBA. Sponsorët gjithashtu duhet të mbikqyrin përparimin dhe mirëqënien e pjesëmarrësve gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit.

Viza J ka disa kërkesa specifike që duhen përmbushur si p.sh.:

Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga kategoria specifike e EVP-së, nga shkolla, punëdhënësi apo cilido entitet tjetër që ka ftuar vizitorin e shkëmbimit. Për shembull, praktikantët mund të qëndrojnë në SHBA deri në 12 muaj, kurse ata që trajnohen deri në 18 muaj.

Organizatat pritëse që kanë ofruar stazhin apo trajnimin janë ato që vendosin nëse vizitorët në fjalë do të qëndrojnë deri në fund të periudhës maksimale që parashikon programi apo për një periudhë më të shkurtër.

Ata që kanë viza J-1 dhe që futen në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi punësimi (si p.sh. persona që merren me punë kërkimore, mësues, kujdestare/ë fëmijësh etj.) mund të bëjnë kërkesë për t’u pajisur me numër të Sigurimeve Shoqërore (SSN). Ata duhet të paguajnë tatim mbi çfarëdolloj të ardhure që marrin, por janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar kontribute federale, shëndetësore apo shoqërore.

Vizat J-1 nuk mund të përdoren për punësim të zakonshëm. Programet e shkëmbimit EVP që kanë komponentin e punës, kanë si qëllim që t’u ofrojnë pjesëmarrësve në program trajnim dhe përvojë të vërtetë dhe jo për t’i përdorur ata për të zëvendësuar punëtorët e tjerë.  

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç mund të bëjnë kërkesë për viza J-2 si vartës të personit që ka vizë J-1. Vartësit në fjalë të pajisur me vizë J-2, me të mbërritur në SHBA, kualifikohen për leje punësimi.

Personat me vizë J-1 si dhe vartësit e tyre duhet të jenë të siguruar ndaj aksidenteve dhe sëmundjeve.

Duke qenë se qëllimi themelor i kategorisë J-1 të programit të shkëmbimit është ndarja e përvojës dhe ideve me vendin pjesëmarrës në program, aplikantët për vizë J-1 duhet të vijnë në SHBA me qëllim për t’u kthyer në vendlindje me të mbaruar programin. Gjithsesi, disa vizitorë shkëmbimi kualifikohen për të jetuar dhe punuar në SHBA pas përfundimit të programit, në varësi të rrethanave të tyre konkrete.

Persona të caktuar me vizë J-1 – p.sh. ata me aftësi të cilat konsiderohen të domosdoshme për t’u vënë në shërbim të vendit nga kanë ardhur – nuk kualifikohen për viza të tjera joemigruese apo për të marrë green card, pa u kthyer më parë në vendin nga kanë ardhur dhe pa kaluar dy vjet që nga koha e mbarimit të programit (home residency requirement). Këto kërkesa vlejnë dhe për ata që kanë viza J-2.

Kërkesa e sipërpërmendur për t’u rikthyer në atdhe (home residency requirement) mund të hiqet në rrethana të caktuara. P.sh. vizitorët e shkëmbimit të cilët mund të tregojnë që largimi i tyre mund t’u shkaktojë vuajtje apo vështirësi të jashtëzakonshme familjarëve të tyre në ngarkim që janë nënshtetas apo rezidentë të përhershëm të SHBA-së, mund të bëjnë lutje për heqjen e kësaj kërkese.

Fillimisht programi solli studiues në SHBA me qëllim mësimdhënieje apo pune kërkimore shkencore.

Sot egzistojnë 14 kategori të ndryshme programesh përmes të cilave pjesëmarrësit në EVP mund të japin mësim, të studiojnë, të bëjnë punë kërkimore apo të trajnohen.

Më shumë lidhur me këto programe mund të mësoni në faqen përkatëse të internetit të Departamentit të Shtetit  https://j1visa.state.gov/programs/

Au pairs: Të rritur në moshë të re që jetojnë me një familje e cila i mban për 12 muaj marrin përvojë të kulturës amerikane ndërkohë që kujdesen për fëmijët e familjes dhe ndjekin kurse pranë një institucioni të akredituar të arsimit të lartë.

Kujdestarë kampi: Studentë që kanë kryer arsimin e mesëm, persona që punojnë me të rinjtë apo mësues bashkëveprojnë dhe mbikqyrin të rinjtë në kampe për të rinj në SHBA.

Studentë të kolegjeve apo universiteteve amerikane;

Vizitorë të qeverisë;

Praktikantë: Studentë kolegjesh dhe universitetesh apo të sapodiplomuar njihen me kulturën amerikane duke bërë praktika pune në fushat përkatëse të specializimit të tyre.

Vizitorë ndërkombëtarë: Udhëheqës të huaj përzgjidhen nga Departamenti i Shtetit për të marrë pjesë në programe të cilat janë hartuar për t’u dhënë mundësinë vizitorëve të huaj të kuptojnë më mirë kulturën dhe shoqërinë amerikane si dhe mundësinë për një njohje më të mirë nga amerikanët të kulturave të huaja.

Doktorët: Doktorë të huaj marrin pjesë në programe pasuniversitare në fushën e mjekësisë ose në trajnime në shkolla të mjekësisë të akredituara në SHBA.

Profesorë dhe studiues:

Studentë të shkollave të mesme: Studentë të huaj të shkollave të mesme studiojnë në një shkollë të mesme të akredituar publike apo private dhe jetojnë me një familje amerikane  ose në konviktin e një shkollë të akredituar.

Studiues afat-shkurtër: Profesorë, studiues apo individë të tjerë të shquar vijnë për një vizitë afat-shkurtër për të dhënë leksion, për të vëzhguar, për t’u këshilluar, trajnuar apo shfaqur aftësitë e tyre të veçanta pranë institucioneve akademike dhe kërkimore, muzeumeve dhe bibliotekave anembanë SHBA-së.

Specialistë: Ekspertë në një fushë të caktuar shkëmbejnë ide me homologët e tyre amerikanë.

Programe verore punësimi dhe udhëtimi: Studentë të kolegjeve dhe universiteteve në botë vijnë në SHBA gjatë verës për të punuar dhe për të udhëtuar nëpër Amerikë. .

Mësues: Mësues të huaj japin mësim me kohë të plotë në klasat e një shkollë fillore apo të mesme.

Stazhierë: Punonjës të huaj me diplomë, çertifikatë profesionale apo përvojë të caktuar pune njihen me kulturën amerikane dhe trajnohen pranë bizneseve amerikane përmes një programi të strukturuar dhe të drejtuar pune.

Departamenti I Shtetit dhe I Sigurisë Kombëtare janë të ngarkuar të monitorojnë përmbushjen e kërkesave të këtij programi.

 
Modifikuar më Premte, 17 Janar 2020 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...