Rihapja e linjës Prishtinë-Beograd, Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës: Hap historik drejt normalizimit të hapësirës ajrore

Tuesday, 21 Janar 2020 09:47

Në një intervistë ekskluzive për DW, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha shpjegon deklaratën e nënshkruar të hënën në Berlin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Deutsche Welle: Zoti Berisha çfarë nënkupton dokumenti i dakortësimit i nënshkruar të hënën në Berlin?

Eset Berisha: Është një letër interesi, me të cilën kompania gjermane Lufthansa ka shprehur interesimin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Ne, si institucione të Kosovës, e kemi dhënë premtimin se do t’i përkrahim, sa i përket pajisjes me licenca, leje, autorizime të ndryshme për hapjen e kësaj linje ajrore. Kjo do të bëhet në kuadër të procesit për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, e cila udhëhiqet nga NATO, në kuadër të mekanizmit për normalizimin e hapësirës ajrore të gjithë Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Ka të bëjë kjo me marrëveshjet e nënshkruara me Bashkimin Evropian në vitin 2013?

Marrëveshjet që janë nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave do të përdoren edhe për këtë. Por kjo është një nismë e ambasadorit, Richard Grenell për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave edhe nëpërmjet rrugëve ajrore. Për momentin ekzistojnë rrugë tokësore që lidhin dy shtetet, por nuk ka pasur rrugë ajrore, pra, ajo nuk ka funksionuar që nga viti 1999. Ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, sepse nuk mund të të bëhet transporti ajror mes dy shteteve, pa pasur kontakt me autoritetet e aviacionit civil dhe kontrollor të dy shteteve.

Cilat janë hapat e mëtejshëm për realizimin e linjës ajrore?

Kjo do të varet edhe nga një marrëveshje që do të bëjnë tani autoritetet e Kosovës me autoritetet e NATO-s në kuadër të normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës. Pasi NATO-ja është përgjegjëse për hapësirën ajrore të Kosovës në bazë të marrëveshjes tekniko-ushtarake të vitit 1999, në të cilën ka marrë përgjegjësinë për hapësirën ajrore të Kosovës pas ndërhyrjes së trupave tokësore të NATO-s, sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes NATO-s dhe Forcave Ushtarake të Ish-Jugosllavisë, përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës është komandanti i KFOR-it dhe NATO-ja. Dhe autoritetet kosovare kanë bashkëpunim të ngushtë, të ndërsjellë, me zyrtarët e KFOR-it për koordinimin dhe për aprovimin, miratimin e të gjitha fluturimeve, të cilat realizohen në hapësirën ajrore të Kosovës. Në kuadër të normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës do të bëhet edhe mbartja e kompetencave tek autoritet vendore, pra, tek Autoriteti i Aviacionit Civil dhe tek Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës.

Ka interes edhe nga shoqëri të tjera që të bëjnë udhëtime direkte Beograd-Prishtinë?

Nuk kemi pasur informacione të tilla, por me siguri se do të ketë edhe mundësi të tjera, pra, do të thotë se edhe kompani të tjera ajrore të përfshihen. Si Republika e Kosovës, ashtu edhe Serbia janë nënshkruese të Marrëveshjes për hapësirën e përbashkët Evropiane të Aviacionit, në të cilën mundësohet transporti ajror i të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve partnere, pra, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, tregu i transportit ajror është i lirë, nuk është i kufizuar, por nevojitet një proces i miratimit nga shtetet përkatëse, ku një kompani ajrore dëshiron të veprojë. Leja e fluturimit mund të lëshohet, vetëm pas dakordësimit të procesit të normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës, ku bën pjesë NATO-ja dhe shtetet përkatëse.

Kur mund të bëhet zbatohet kjo marrëveshje?

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e NATO-s për këtë proces kemi pasur takime edhe vitin e kaluar, do të kemi edhe tash së shpejti një takim në nivel ekspertësh, me të cilët do të përcaktohen koordinatat për korridoret ajrore të nevojshme prej hapësirës ajrore të Kosovës në drejtim të shteteve fqinjë. Pas dakordimit do të vendosen koordinatat për korridoret ajrore që do të mund t’shërbejë edhe ky fluturim.

Cili është përfitimi që ka Kosova nga kjo?

Përfitimi i Republikës së Kosovës është për arsye se bëhet normalizimi i pjesshëm i hapësirës ajrore të Kosovës në drejtim të hapjes së korridoreve ajrore me shtetet fqinjë. Korridoret ajrore, të cilat i ka për momentin hapësira ajrore e Republikës së Kosovës, kanë qenë vetëm përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa me këtë hap mundësohet hapja e korridoreve të tjera në drejtim të shteteve të tjera, siç është Republika e Serbisë, Republika e Malit të Zi dhe Republika e Shqipërisë.

A do të kenë të drejtë shqiptarët e Kosovës të kalojnë në Beograd në zonën transit të aeroportit?

Po, mekanizmat që janë përdorur për kalimin e njerëzve dhe mallrave në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013 do të aplikohen edhe për qarkullimin ajror.

Ambasadori amerikan e quajti një ditë historike nënshkrimin e kësaj letre. A e shihni edhe ju si të tillë?

Besoj se po. Për arsye se po çahet ajo bllokada që ka ekzistuar në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës që nga viti 1999. Pra, është një hap shumë pozitiv dhe i normalizimit të plotë të hapësirës ajrore me hapjen e korridoreve të reja në shtete të tjera, me Republikën e Serbisë, Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Shqipërisë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...