Kreu i SPAK: Rezultatet duan kohë, kemi nisur disa hetime

Tuesday, 21 Janar 2020 13:03

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, shfrytëzoni tryezën për korrupsionin, për t’i ripërsëritur kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për plotësimin e vakancës me emërimin e dy prokurorëve të organikës së Prokurorisë Speciale.

I ftuar në konferencën rajonale “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut”, të organizuar paraditen e sotme, Kraja nënvizoi vështirësitë që ka hetimi i zyrtarëve të lartë dhe në këtë betejë duhet të jenë të gjithë bashkë.

“Kemi nisur hetimet duke u fokusuar në çështje më të rëndësishme. Kemi rivendosur kontaktet me partnerët ndërkombëtarë për çështje që vazhdojnë të hetohen. Janë disa hetime të përbashkëta që bëhen për llogari të autoriteteve të huaja”, tha Kraja në fjalën e tij. “Ndërkohë kemi miratuar paketën e plotë të akteve nënligjore për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Byrosë së Hetimit. Ne aktualisht kemi prokurorë, por nuk kemi hetuesit. Kanë nisur aplikimet. Shpresojmë që deri më datën 30 të kemi një numë sa më të madh kandidatësh që më pas të mund të zgjedhim më të mirin dhe profesionistin”.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme nënvizoi dhe punën e përbashkët. “Duhet të kesh bazë ligjore të mirë, strukturë dhe vullnet për të arritur. Ne i kemi. Por për të pasur rezultate duhet pak kohë”, tha Kraja.

“E rëndësishme është që jemi në rrugë të mirë. Për të pasur sukses duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhen hequr barrierat kush e ka apo kush nuk e ka përgjegjësinë.  Duhet të jemi në front të gjithë në luftën kundër krimit përndryshe nuk do të kemi sukses. Dështimi dhe suksesi duhet të jetë i të gjithëve bashkë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...