”Dosja tërmeti”, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë: Çdo hetim me ekspertizë serioze

Tuesday, 21 Janar 2020 19:10

Drejtuar:

  • Opinionit publik;
  • Mediave publike dhe private;
  • Avokatit të Popullit;
  • Komitetit Shqiptar të Helsinkit;
  • Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  • Prokurorisë së Përgjithshme;
  • Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
  • Ministrisë së Drejtësisë;
  • Ministrisë së Brendshme;
  • Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Gjykatës së Apelit Tiranë;
  • Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lënda:

Prononcim publik dhe sqarim i institucioneve ligjzbatuese në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit dhe rolin e Arkitektit në proçesin e projektimit.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila brenda saj ka pjesën më të madhe të arkitektëve të liçensuar në Republikën e Shqipërisë, po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit.

Mendojmë se është e rëndësishme që të specifikohen disa elementë kyç për profesionin e arkitektit në lidhje me situatën e krijuar.

Përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e liçensës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit.

Roli profesional i arkitektit në proçesin e hartimin të një projekti të plotë është ligjërisht i mirëpërcaktuar në funksionet e mëposhtme:

  1. Zgjidhje volumetrike
  2. Zgjidhje funksionale
  3. Zgjidhje estetike

të godinës që financohet nga një subjekt/institucion privat/publik, i cili kontrakton shërbimin e projektimit tërësor të saj.

Pra, sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj.

Roli, detyrat dhe përgjegjësite profesionale të arkitektit në Republikën e Shqipërisë janë të rregulluara me legjislacionin cituar: VKM Nr. 759, datë 12.11.2014 “Për Liçensimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, Nr.8402, dt. 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” Ligji Nr.107/2014, dt. 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, Nr. 68, datë 15.2.2001 “Për miratimin e standarteve dhe të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit” dhe Deklarata e përgjegjësisë profesionale Shtojca B Arkitekti.

SHASH mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjise së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve si 1. Akt – konstatimi; 2 Akt- ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit. Akt konstatimi nxjerr në pah dyshimet lidhur me problemet potenciale, që mund t’i jenë shkaktuar godinës dhe vlerësimin a është fizikisht e banueshme apo jo. Në qoftë se godina konstatohet si e pabanueshme kalon në fazën e 2-të të akt ekspertimit ku në bazë të dyshimeve të konstatuara në fazën e parë bëhet një vlerësim tërësor teknik lidhur me projektin, zbatimin apo edhe ndërhyrjet potenciale që mund t’i kenë ndodhur godinës. Është pikërisht kjo fazë që ndan qartë përgjegjësite teknike dhe ligjore të seicilit aktor në proçesin e ndërtimit.

Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër.

Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe proçesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest / apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për seicilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit.

Me respekt,

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...