Çfarë po fsheh Kina?! Infermierja trondit botën: Janë 90 mijë të prekur!

Diel, 26 Janar 2020 11:20

A po e fsheh Pekini, shkallën e vërtetë të infeksionit nga koronavirusi? Një infermiere që kuron pacientët pretendon se në në Kinë deri tani janë infektuar 90 mijë persona.

Sipas Daily Mail që ka publikuar videon, një infermiere e veshur me kostum mbrojtës dhe maskë për fytyrën, që kuron të sëmurët në Wuhan, ka pohuar se 90 mijë persona tashmë janë infektuar nga koronavirusi në Kinë – shumë më tepër sesa shifra që ka dhënë zyrtarisht qeveria prej vetëm 1975.

Paralajmërimi i saj nga “zemra” e zonës ku ndodhi shpërthimi i infeksionit vjen në një kohë kur qeveria kineze u përball me akuza për censurim të valës së sëmundjes, me qëllim të që të zvogëlonte përmasat e krizës.

Në pamjet që ka publikuar online në internet, gruaja pa emër thotë: “Unë jam në zonën ku filloi koronavirusi. Kam dalë për t’ju thënë të vërtetën. Në këtë moment, në provincën Hubei, përfshirë zonën Wuhan, madhe edhe në Kinë, 90 mijë persona janë infektuar nga koronavirusi.”

Videoja e gruas që thotë se është infermiere është parë pothuajse dymilionë herë në YouTube.

Në video, ajo paralajmëron njerëzit të mos dalin jashtë dhe të përmbahen gjatë festimeve të Vitit të Ri Kinez.

Ajo thotë: “ Unë do t’i thoja gjithsecilit që po e sheh këtë video që nuk duhet të dalë jashtë. Të mos festojë. Të mos hajë jashtë shtëpisë. Njëherë në vit, ne festojmë Vitin e Ri Kinez. Në qoftë se do të mbroheni tani, do të mund ta takoni familjen tuaj shëndoshë e mirë vitin e ardhshëm.”

Ndërsa bën një kërkesë të dëshpëruar për mbështetje, ajo thotë: “Neve nuk na intereson se çfarë thotë qeveria. Unë do t’ju flas juve nëpërmjet mediave sociale. Gjithsecilit, ju lutem, dhuroni maska, dorashka dhe rroba në Wuhan: Ju lutem, na ndihmoni. Ju lutem, na dhuroni syza mbrojtëse, maska dhe veshje mbrojtëse. Furnizimet tona nuk mjaftojnë.”/SYRI.NET

VIDEO E PUBLIKUARA NGA GRUAJA ANONIME:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...