Shkeli urdhrin e mbrojtjes, 61-vjeçari kapet pasi kërcënoi bashkëshorten me thikë

Diel, 26 Janar 2020 14:00

Një 61-vjeçar ra në prangat e policisë pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte kërcënuar me vrasje bashkëshorten.

NJOFTIMI

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...