IGJEUM: Tërmeti i nëntorit, 9 ballë në Hamallaj e Durrës, 7 ballë në Tiranë

Hënë, 27 Janar 2020 08:16

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Hamallaj, Jube dhe rrushkull Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM, tërmeti është ndjerë VIII në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit  Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.

Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98  mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit.
Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese.

Tërmeti tjetër i madh i datës 26 dhjetor në orën lokale 07:08 pati një intensiteti i tërmetit në epiqendër VII-VIII ballë (EMS-98) në detin Adriatik dhe u ndje VII-VIII ballë në Patok, Lalez, Shetaj, VII balle qytetin e Lacit, Milot, Thumanë dhe ne Hamallaj VI-VII në qytetin e Vorës, Krujës, Lezhës, Ulqin; VI ballë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrëshenit, Velipojës etj; V ballë në qytetin e Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Elbasanit, Lushnjës; IV ballë në qytetet Tepelene, Korçe, Pogradec, Dibër, Tetovë dhe Podgorice etj.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humben jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhe 1 viktimë dhe Tirane 1 viktimë.

Në qarkun Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shume se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

Gjatë muajit nëntor janë lokalizuar 420 tërmete me magnitudë që varion nga 0.7 në 6.3(Richter), dhe më i forti me ML= 6.3 Rihter, 4prej tyre me magnitudë ML> = 5.0 Richter, 30 prej tyre me ML>4.0 dhe 139 prej tyre me Ml>3.0 Rihter.

Modifikuar më Hënë, 27 Janar 2020 08:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...