Autopsia konfirmon se Rezarta Hajdari ka gjetur vdekjen nga monoksidi I karbonit. E reja humbi jetën 5 ditë pas dasmës ndërsa bashkëshorti I saj, Olsi arriti të jetonte.
Mësohet se helmimi kishte ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.
Fillimisht u hodh dyshimi për një vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Xhyrë të Librazhdit.
Familjarët e 19 vjeçares hodhën dyshime dhe në një vrasje por autopsia konfirmon se e reja humbi jetën nga helmimi i monoksidit të karbonit.
																					
								
 
 
						
																									
																									





